Preshevë: Shkolla Fillore "Migjeni" në Caravajkë me vetëm 46 nxënës (Foto)
Lokale

Preshevë: Shkolla Fillore "Migjeni" në Caravajkë me vetëm 46 nxënës (Foto)

30.Sep.2015 11:12
0
Në shkollën fillore "Migjeni" në Caravajkë dhe paralelet e saja në Depcë, Buhiç, Ilincë, Maxhere dhe në Ranatoc të komunës së Preshevës mësimet i ndjekin 46 nxënës shqiptarë dhe mësimi zhvillohet normalisht

Sipas ushtruesit të detyrës së drejtorit të shkollës,  Merita Sadriu viti i ri shkollor ka filluar me kohë dhe se janë të angazhuar 25 punëtorë arsimorë në të gjitha paralelet e shkollës.

Ajo thotë se në mesin e tyre janë dy arsimtar të gjuhës serbe Fatmir Ahmeti dhe Deli Dalipi dhe se mungesa e teksteve është brengë kryesore. 

Arsimtari i gjuhës serbe, Fatmir Ahmeti për gazetarin e Titulli.com është shprehur se planprogrami si i tillë nuk është i përshtatshëm për nxënësit shqiptar që mësojnë gjuhën serbe, sepse mungon në masë korrelacioni me gjuhën shqipe, apo ai fare nuk ekziston e që është esenciale. Një gjë e tillë i mbetet mësimdhënësit ta zhvilloj në praktikë në bazë të aftësive dhe mundësive të tij, shtoi ai.

“Tekstet janë të formuluara në mënyrë jo profesionale, në dukje të shkruara për nxënës që gjuhën serbe e kanë si gjuhë amtare e jo për nxënës që duhet ta mësojnë të njëjtën. Evidente janë mungesa e përkthimeve, sqarimeve në gjuhën shqipe që rrjedhimisht kërkon ato t’i bëj mësimdhënësi , e në disa raste këtu në Luginë kemi arsimtar, profesor të gjuhës serbe që nuk e dinë asnjë fjalë në gjuhën shqipe që krijon boshllëkun në nxënien të mësimit të gjuhës serbe”, deklaroi Ahmeti.

Më tej arsimtari Ahmeti thotë se është evident interesimi i nxënësve për mësimin e gjuhës serbe, për shkaqe dhe arsye të natyrave të ndryshme si sociale , ekonomike, por një kontribut i pamohueshëm sigurisht janë mësimdhënësit në motivimin dhe nxitjen për mësimin e gjuhës serbe.

“Sa i përket notimit , i njëjti nuk dallon nga lëndët tjera, pra është komform angazhimit dhe punës së nxënësit. Por unë si mësimdhënës vërej se kohët të fundit kriteriumi në notim ka rënë dukshëm, e që nga vlerësimi notimi është shndërruar në krahasim të punës së nxënësit”, theksoi Ahmeti.

Nxënësja e kësaj shkolle Ardijana Ajdari shprehet se gjuhën serbe mundohet ta kuptojë sa më mirë dhe se lexon e shkruan mirë duke kuptuar edhe mënyrën e shpjegimit të arsimtarit. 

Për nxënësin tjetër Arbnor Bilalli, gjuha serbe është pak e vështirë të kuptohet, por prapëseprapë mundohem të mësoj, e përcjelli me vëmendje shpjegimin e njësive mësimore nga arsimtari, kështu që ku hasi në vështirësi e pyes për sqarim arsimtarin, tha ai./Titulli.com/

Musliu në Bruksel për të drejtat e pakicës shqiptare në Serbi
Rregulla të reja për vlerësimin e nxënësve në shkollat e mesme
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration